Kjo skuadër e do me ngulm Eriksenin

20:06 | 24 Prill 2022

Manchester United, po konsideron një blerje të mesfushorit të Brentfordit, Christian Eriksen, zbulon Daily Star.

Trajneri i ardhshëm i Djajve të Kuq, Erik ten Hag, beson se 30-vjeçari do të ishte nënshkrimi i përsosur për të nisur mandatin e tij në Old Trafford, përcjell ORAinfo.

Eriksen, i cili më parë kaloi një periudhë të gjatë në Tottenham, ka bërë përshtypje që kur rifilloi karrierën e tij me Brentford pas frikës së tij nga arresti kardiak në Euro 2020./ORAinfo/

Komento: