Juventusi po e transferon Di Marian

21:50 | 25 Prill 2022

GOAL konfirmon se Juventusi është në bisedime për të nënshkruar me Angel Di Marian për një transferim të lirë, pasi Paris Saint-Germain ka vendosur të mos aktivizojë opsionin e rinovimit të kontratës me anësorin.

Di Maria i ka kaluar shtatë vitet e fundit të karrierës së tij në PSG, i cili fillimisht e mori atë nga Manchester United për 52 milionë euro (44 milionë £/57 milionë dollarë) në gusht 2015,përcjell ORAinfo.

34-vjeçari ka qenë një anëtar kyç i skuadrës së Mauricio Pochettino këtë sezon, por mund të kalojë në një sfidë të re në Itali këtë verë./ORAinfo/

Komento: