
Harry Wilson, ka konfirmuar se është larguar nga Liverpool për t’iu bashkuar Fulhamit në një marrëveshje të përhershme pasi ka ndihmuar klubin e tij të huazuar të promovohet në Premier League.
Duke qenë se është konsideruar si një nga talentet e rinj më të mirë të klubit Anfield, 25-vjeçari ka qenë në gjashtë huazime të njëpasnjëshme për të provuar dhe realizuar potencialin e tij, përcjell ORAinfo.

Ai e kishte të vështirë të depërtonte në pozicionet e sulmit në Liverpool dhe tani është i lumtur të shikojë përpara për t’u vendosur për një kohë të gjatë në Londrën perëndimore./ORAinfo/