
AC Milan, është i interesuar të nënshkruajë me Riyad Mahrez për të forcuar pozitën e krahut të djathtë përpara sezonit të ardhshëm.
FootMercato raporton se si Milani është në procesin e blerjes për rreth 1 miliardë euro nga Investcorp, një fond investimi me bazë në Bahrein, dhe ata kanë plane të bëjnë disa nënshkrime të mëdha gjatë verës si Sven Botman dhe Renato Sanches nga Lille, përcjell ORAinfo.

Ata shtojnë se Milani është ‘shumë i interesuar’ për nënshkrimin e Mahrez, pasi sulmuesit 31-vjeçar të Algjerisë i skadon kontrata në vitin 2023 dhe e ardhmja e tij në Manchester City është aktualisht e pasigurt. Ai ka 11 gola dhe 5 asistime në 25 ndeshje të ligës deri më tani këtë sezon, plus 6 gola në Champions League./ORAinfo/