Lamtumirë Chelsea, Jorginhos po transferohet të gjiganti nga Serie A

17:32 | 26 Prill 2022

Nisin kontaktet e para, gjiganti italian e dëshiron Jorginhon

Juventusi raportohet se ka kontaktuar përfaqësuesit e Jorginhos për të diskutuar rreth një transferimi të mundshëm të lojtarit në Torino.

“Zonja e Vjetër” thuhet se po planifikon një revolucion në skuadër gjatë afatit kalimtar të verës.

Juventusi thuhet se e sheh Jorginhon si lojtarin ideal për të forcuar mesfushën për sezonin e ri. Dhe, sipas “Calciomercato”, klubi italian ka qenë në kontakt me agjentët e mesfushorit të Chelseas, ku është biseduar rreth një transferimi të mundshëm.

30-vjeçari thuhet se është i hapur për një rikthim në Itali, atje ku kishte luajtur te Hellas Verona e Napoli.

Jorginho ka kontratë të vlefshme me Chelsean deri më 30 qershor 2023, por gjasat besohet se janë të mëdha që ai të largohet këtë vit.

Komento: