Mbyllet pjesa e parë: Shënohen tri gola në ndeshjen City- Real

21:56 | 26 Prill 2022

Manchester City e mbyll pjesën e parë me epërsi minimale ndaj Real Madridit.

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Manchester Cityt dhe Real Madridit.

Këto dy skuadra sonte janë duke e zhvilluar ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta Express.

45 minutat e parë në “Etihad Stadium” janë mbyllur me epërsinë 2:1 të skuadrës së drejtuar nga Pep Guardiola.

Kevin De Bruyne (2’) dhe Gabriel Jesus (11’) shënuan golat për “Qytetarët”.

Kurse, Karim Benzema në minutën e 33-të e shënoi golin e vetëm për “Los Blancos”.

Komento: