
Argjentinasi duket se nuk e sheh të ardhmen te Juventus.
Paulo Dybala, vazhdon të shkojë drejt rrugës si futbollist i lirë në Juventus, me Corriere dello Sport që raporton se sulmuesi argjentinas kërkohet në Manchester United nga trajneri i ardhshëm i Djajve të Kuq, Erik ten Hag, përcjell ORAinfo.

Arsenali, Tottenham dhe Manchester City gjithashtu thuhet se po mendojnë për lëvizjet për amerikano-jugorin ndërsa interesi nga Premier League intensifikohet. /ORAinfo/