
Mauricio Pochettino, ka pohuar se ka një shans “100 për qind” që ai dhe Kylian Mbappe të jenë ende në Paris Saint-Germain sezonin e ardhshëm.
I pyetur se sa ka gjasa që PSG ta mbajë atë si trajner dhe të arrijë ta lidhë Mbappe me një kontratë të re, Pochettino tha në një konferencë për shtyp të enjten: “100 për qind në të dyja rastet”, përcjell ORAinfo.

Francezi është sugjeruar të transferohet në Real Madrid në një transferim të lirë kur kontrata e tij në Parc des Princes të skadojë në qershor./ORAinfo/