
AC Milan, po e ndjek sulmuesin e Benfica-s, Darwin Nunez, me Paolo Maldinin të çmendur pas lojtarit të Uruguait të vlerësuar prej 60 milionë euro.
Marrja e mundshme e AC Milan nga Investcorp nuk do të ketë ndikim në nënshkrimin e Divock Origi.
Sulmuesi i Liverpool do t’i bashkohet kuqezinjve në fund të sezonit si transferim i lirë. Megjithatë, ai mund të mos jetë i vetmi qendërsulmues që do të arrijë këtë verë pasi AC Milan po kërkon të shtojë një tjetër lojtar në radhët e tyre me Paolo Maldinin që ëndërron Darwin Nunez, përcjell ORAinfo.

Ardhja e Investcorp do t’i japë Paolo Maldinit më shumë para për të shpenzuar këtë verë dhe vëmendje e veçantë do t’i kushtohet sulmit sipas raportimeve. Emri i yllit të Ajax, Sebastien Haller është përmendur si një objektiv i mundshëm transferimi, por zgjedhja kryesore e AC Milan është sulmuesi i Benfica-s, Darwin Nunez.
Benfica është e hapur të shesë Nunezin këtë verë me një ofertë prej 60 milionë euro. Milani ka zero shanse për Nunezin me Elliott, por me Investcorp në bord gjërat mund të ndryshojnë. Gjithsesi, 60 milionë euro janë të larta dhe uruguaiani ndiqet nga një numër klubesh të Premier League./ORAinfo/