
Kalvin Phillips, do të refuzojë çdo qasje nga Manchester United këtë verë për shkak të besnikërisë ndaj Leeds, zbulon Mail.
Djajtë e Kuq besohet se e kanë bërë reprezentuesin anglez një objektiv kyç të transferimit të verës, me një ofertë prej 45 milionë £ (58 milionë dollarë), përcjell ORAinfo.

Megjithatë, 26-vjeçari mendon se nuk mund t’i tradhtojë tifozët e Leeds duke u transferuar te rivalët e tyre të hidhur, kështu që është i gatshëm të refuzojë çdo ofertë./ORAinfo/