Real Madridi shpallet kampion në La Liga

18:14 | 30 Prill 2022

Spanja tashmë ka kampionin e La Ligës.

Real Madrid tashmë është shpallur kampion në La Liga këtë sezon. Real Madridi arriti fitore ndaj Espanyol 4:0, kështu duke u shpallur kampion në La Liga.

Reali e filloi mjaft mirë sezonin në La Liga, kështu puna e tyre nuk mbeti pa u kurorëzuar me trofe.

Ishte Rodrygo me dy gola të shpejt në minutën 33` dhe 43` që i dhuroi epërsinë gjigantit spanjoll.

Pjesa e parë u mbyll me atë rezultat. Pjesa e dytë ishte përsëri më e mirë për ekipin vendas. Në minutën e 55` Marco Asensio shënoi golin e tretë.

E në mesin e golashënuesi në këtë takim nuk kishte se si të mungonte Karim Benzema, i cili shënoi për 4:0.

Kështu kanë mbetur edhe katër xhiro, por Real Madridi sot është shpallur kampion për herë të 35 në La Liga.

Në anën tjetër Espanyol gjenden në vendin e 13 me 39 pikë të grumbulluara gjithsej

Komento: