S’ka kush e ndal Ancelottin, shkruan historinë si trajner

19:12 | 30 Prill 2022

Mbretërit sot janë shpallur kampion në La Liga.

Real Madridi është kampion i La Ligas për edicionin 2021/22. “Los Blancos” arrijnë ta sigurojnë matematikisht titullin katër xhiro para fundit.

Ata sot në “Santiago Bernabeu” triumfuan 4:0 ndaj Espanyolit, në kuadër të javës së 34-të në La Liga.

Kështu, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti shkruan historinë, duke u bërë trajneri i parë që e fiton titullin në pesë ligat më të forta evropiane.

Ai e bëri këtë me AC Milan, Chelsea, Bayern Munich, Paris Saint-Germain dhe tani me Real Madridin. Ai gjithashtu i ka tre tituj të Champions Leagues.

Komento: