Arsenal arrin marrëveshjen me yllin 50 milionësh të City

20:16 | 30 Prill 2022

Arsenali ka rënë dakord për një marrëveshje prej 50 milionë funtesh (65 milionë dollarë) për sulmuesin e Manchester Cityt, Gabriel Jesus, zbulon Todofichajes.

Trajneri i Topçinjve, Mikel Arteta ishte i etur për të shtuar një sulmues në radhët e tij pas largimit në janar të Pieree-Emerick Aubameyang dhe largimit të mundshëm të Alexandre Lacazette këtë verë, përcjell ORAinfo.

City do të vendosë fondet për marrëveshjen e tyre për sulmuesin e Borussia Dortmund, Erling Haaland./ORAinfo/

Komento: