
AC Milan do të presë Fiorentinën nesër në San Siro. Kuqezinjtë kanë nevojë për një fitore për t’iu afruar titullit të Serie A.
Me vetëm katër raunde deri në fund të Serisë A, kuqezinjtë kanë në dorë fatin e Scudetto-s. Humbja tronditëse e Interit kundër Bolonjës e la skuadrën e Piolit në krye të tabelës së Serie A me dy pikë avantazh.
Milan vs Fiorentina mund ta afrojë skuadrën e Piolit me ëndrrën e Scudetto-s në rast fitoreje ,përcjell ORAinfo.
Trajneri italian do të vendosë njëmbëdhjetëshen e tij më të mirë kundër Fiorentinës. Pierre Kalulu dhe Fikayo Tomori do të formojnë dyshen qendrore në mbrojtje. Theo Hernandez do të luajë në të majtë me Davide Calabria duke plotësuar katërshen e mbrojtjes.
Një lajm shumë i mirë për Piolin është rikuperimi i Ismael Bennacer. Algjeriani ka qenë i domosdoshëm së fundmi dhe do të startojë nga minuta e parë në ndeshjen Milan kundër Fiorentinës. Bennacer do të luajë së bashku me Sandro Tonalin ndërsa Franck Kessie do të zhvendoset përpara në rolin e mesfushorit sulmues.
Kessie do të jetë partnere me Rafael Leao dhe Junior Messias. Anësori i djathtë brazilian është në avantazh ndaj Alexis Saelemaekers. Oliver Giroud do të udhëheqë sulmin. Sulmuesi francez gjeti golin ndaj Lazios dhe është i etur për të përsëritur veten.
AC MILAN 11 e mundshëm: (4-2-3-1): Maignan, Kalabria, Kalulu, Tomori, Theo Hernandez, Bennacer, Tonali, Leao, Kessie, Messias, Giroud.
FIORENTINA XI e mundshme (4-3-3): Terraccino, Odriozola, Milenkovic, Igor, Biraghi, Bonaventura, Torreira, Duncan, Gonzalez, Saponara, Cabral./ORAinfo/