
Manchester United, është gati të paguajë dy vitet e mbetura nga kontrata e Anthony Martial për të siguruar që ai të largohet nga klubi këtë verë, raporton Sun.
Martial aktualisht është i huazuar te Sevilla, por ka shënuar vetëm një herë në 11 paraqitje dhe skuadra spanjolle nuk ka gjasa ta bëjë marrëveshjen e përhershme, përcjell ORAinfo.

Djajtë e Kuq janë të prirur ta heqin francezin nga paga, kështu që po mendojnë t’i paguajnë rreth 12.5 milionë funte (16.2 milionë dollarë) që ai të largohet si lojtar i lirë./ORAinfo/