
Arsenali thuhet se po shqyrton nëse do të bëjë një transferim për Alvaro Morata gjatë afatit kalimtar të verës.
Lojtari i Atletico Madrid aktualisht është në huazim te Juventusi, ku ai ka shënuar vetëm 11 herë në 44 paraqitje gjatë sezonit aktual, përcjell ORAinfo.

Ndërsa gjigantët italianë kanë opsionin për të blerë reprezentuesin spanjoll për 35 milion € (29.35 milion £), është sugjeruar se ata do të përpiqen të negociojnë një tarifë më të ulët.
Megjithatë, sipas Tuttomercatoweb, Arsenali mund të ofrojë konkurrencë për nënshkrimin e frontmenit pasi ata kërkojnë dëshpërimisht të forcohen në atë zonë të fushës.
Raporti pretendon se Topçinjtë janë të përgatitur të paguajnë 30 milionë euro për ish-sulmuesin e Chelseat, duke i dhënë teorikisht Atletico-s më shumë liri për të qëndruar të vendosur në tarifën e kontraktuar nga Juve./ORAinfo/