
Barcelona, raportohet se ka vendosur një çmim prej 58 milionë funte për mesfushorin, Frenkie de Jong përpara afatit kalimtar të verës.
Ndërkombëtari holandez duhet të konkurrojë me lojtarë si Gavi dhe Pedri për vendin e tij në qendër, por ka mbetur një lojtar kyç për Blaugranët që nga ardhja e Xavi, përcjell ORAinfo.

De Jong ka regjistruar katër gola dhe pesë asistime në 44 paraqitje për Barcelonën në sezonin 2021-22 – duke filluar 27 nga ndeshjet e skuadrës së tij në La Liga deri më tani.
Megjithatë, e ardhmja e De Jong-ut është vënë në pikëpyetje gjatë javëve të fundit, me menaxherin e ardhshëm të Manchester United, Erik ten Hag, që supozohet se dëshiron të ribashkohet me ish-trajnerin e tij Ajax./ORAinfo/