Milan hynë në garë për transferimin e “dështakut”

16:46 | 02 Maj 2022

Jesse Lingard, pritet të largohet nga Manchester United në fund të sezonit me AC Milan, një nga klubet e interesuara për nënshkrimin e tij, thuhet në një raport.

ESPN shkruan se si karriera e Lingard në Manchester United ka zgjatur 20 vjet dhe ai ka pasur më shumë se 200 paraqitje për të parët, por sonte duhet të shënojë paraqitjen e tij të fundit në Old Trafford nëse ai del në fushë, përcjell ORAinfo.

Kontrata e tij me United skadon në qershor dhe duket se nuk ka asnjë shenjë rinovimi, me Milanin dhe Juventusin që ‘drejtojnë ndjekjen’ për të nënshkruar me lojtarin në këtë moment. Megjithatë, konkurrencë ka edhe nga klube të tjera në Premier League dhe jashtë saj.

Lingard dëshiron të rikthehet në skuadrën e Anglisë përpara Kupës së Botës në Katar, kështu që ai dëshiron të lëvizë diku tjetër në mënyrë që të marrë më shumë kohë për të luajtur, pasi është frustruar që një marrëveshje huazimi me Newcastle në janar dështoi./ORAinfo/

Komento: