
E ardhmja e Ronaldo-s në duart e Ten Hag
Cristiano Ronaldo vazhdon të ketë të ardhmen e tij në pikëpyetje.
Ylli portugez ka qenë realizatori më i mirë i United këtë edicion, megjithatë angazhimi i tij është vënë në pikëpyetje.
Shumë zëra e lidhin Ronaldon me një largim nga ‘Old Trafford’, pas nënshkrimit të Erik ten Hag me skuadrën. Se e ardhmja e CR7 është në duart e Ten Hag thotë edhe trajneri aktual, Ralf Rangnick.
“Kjo është një pyetje që duhet t’i bëni Erik ten Hag”, ka thënë Rangnick, transmeton lajmi.

“ai ka treguar se mund të jetë pjesë vitale e skuadrës, por është e qartë se skuadra ka nevojë për më shumë sulmues. Duhet të jenë dy apo tre sulmues”, shtoi tutje gjermani.
Cristiano Ronaldo ka ndarë në dy pole edhe ish-lojtarët e United, prej të cilëve disa e shohin si transferim të duhur disa si të dështuar.