Paul Pogba e ka zgjedhur klubin e tij të ri

15:07 | 05 Maj 2022

Paul Pogba e ka zgjedhur tashmë klubin e tij të ri.

Mesfushori francez dëshiron të transferohet vetëm në Paris Saint-Germain.

Futbollisti i Manchester Unitedit e konsideron këtë si një prioritet absolut për verën që vjen.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”.

Kampionit të botës me Francën do t’i skadojë kontrata me “Djajtë e Kuq” në fund të këtij sezoni dhe do të jetë i lirë ta zgjedh klubin e tij të ri.

Qe një kohë, interesim për Pogban kanë shfaqur Real Madridi dhe ish-klubi i tij, Juventus.

Por, duket se ai dëshiron të rikthehet në atdhe dhe të bëhet një lider i ri i klubit transalpin.

Pogba mund ta marrë pozitën e Leandro Paredes, i cili pritet të largohet nga “Parku i Princave”.

Komento: