
Genoa – Juventus, formacionet e mundshme.
Genoa dhe Juventus përballen sonte më fillim nga ora 21:00 në kuadër të xhiros së 36 të Serie A.
Të dyja skuadrat kanë objektiva krejtësisht të ndryshëm nga njëra-tjetra, kësisoj do të luftohet vetëm për tri pikë.
Juventusi, ndonëse matematikisht gati e ka siguruar një vend në Champions League, do të kërkojë të përfundojë sa më lart në tabelë, për dallim nga Genoa që është e parafundit në renditjen tabelare, por ende me shpresë se mund të dalë nga zona e kuqe, transmeton lajmi.
Më poshtë, lajmi.net jua përcjell formacionet e mundshme të të dyja skuadrave.
Genoa (4-4-2): Sirigu; Frendrup, Bani, Ostigard, Vasquez; Amiri, Galdamez, Badelj, Portanova; Destro, Ecuban.
Juventus (4-2-3-1): Sczcesny; Danilo, Bonucci, De Ligt, Sandro; Zakaria, Rabiot; Bernardeschi, Dybala, Morata; Vlahovic.