
Barcelona, është afër marrëveshjes për një kontratë të re me talentin e ri, Gavi, raporton Marca.
Zyrtarët e Barçës u takuan me agjentin e 17-vjeçarit të premten ku u arrit një përparim në bisedime, përcjell ORAinfo.

Ka ende disa dallime sa i përket pagës bazë, por të dyja palët janë të prirura për të arritur një marrëveshje./ORAinfo/