Zemra e Paredes “rrah” për këtë skuadër

17:45 | 07 Maj 2022

Leandro Paredes, ka veshur fanellën e Paris St. Germain që nga viti 2019.

Tani argjentinasi ka treguar se do të preferonte të luante për një klub tjetër. Zemra e tij rreh për Real Madridin, përcjell ORAinfo.

Në një intervistë për TyC Sports, 27-vjeçari shprehet hapur për ëndrrën e tij të madhe:

“Do të doja të luaja për Real Madridin një ditë. Çdo lojtar ëndërron ta veshë këtë fanellë, por unë kam shumë respekt për PSG-në dhe Jam më shumë se i lumtur këtu. Çdo vit shtypi raporton se po largohem nga PSG. Por jam i lumtur këtu. Klubi më kërkon mua, po ashtu edhe Pochettino”, ka përdunuar argjentinasi./ORAinfo/

Komento: