Man Utd i ndodh më e keqja

22:06 | 07 Maj 2022

Djajtë e Kuq, kanë pësuar një humbje të thellë sonte.

Manchester United është mposhtur thellë 0:4 në udhëtim ndaj Brighton, në kuadër të javës së 36-të në Premierligë.

Fillimisht, Caicedo realizoi në minutën e 15-të të ndeshjes.

Pjesa e dytë ishte fatale për “Djajtë e Kuq”. Cucurella realizoi për 2:0, pas asistit të Trossard. Ky i fundit asistoi edhe në golin e dytë në minutën e 57-të.

E radha për të shënuar i erdhi edhe Trossard në minutën e 60-të të ndeshjes. Kjo humbje edhe matematikisht ia shuan gjasat Man Utd-s për kualifikim në Champions League. Ata gjenden në vendin e gjashtë me 58 pikë, pesë më pak se Arsenali.

Në anën tjetër, Brighton gjendet në vendin e nëntë me 47 pikë.

Komento: