
Arbër Zeneli ka vazhduar me formë të mirë me fanellën e Reims në Ligue 1.
Sulmuesi i Kosovës ka gjetur përsëri golin në elitën e futbollit francez, ku Reims po luan përballë Lens.
Mitrovicasi realizoi një gol fantastik në minutën e 28-të të ndeshjes.
Për Arbërin ky ishte goli i dytë në shtatë ndeshje të zhvilluara, derisa ka edhe tre asistime.

