Real ia lë rrugën hapur Liverpoolit për transferimin e yllit të madh

22:33 | 08 Maj 2022

Real Madridi mbetet i interesuar për Aurelien Tchouameni të Monakos, por nuk ka gjasa të bëjë një lëvizje për mesfushorin këtë verë, raporton Marca.

Reprezentuesi i talentuar francez nuk do t’i mungojë kërkuesit këtë verë nëse, siç pritej, Monaco kërkon të fitojë para për të,përcjell ORAinfo.

Reali pritej të ishte rivali më i madh i Liverpool-it në garën për nënshkrimin e Tchouameni, por indikacionet tregojnë se Los Blancos janë të lumtur me mesfushorët e tyre aktualë edhe për një vit./ORAinfo/

Komento: