
Rafael Leao ka folur në lidhje me preferencat e tij në futboll, ku i ka përmendur tre lojtarët që e inspirojnë.
Ndër të pëlqyerit e anësorit të Milanit ishin Kylian Mbappe, Cristiano Ronaldo dhe Neymar Junior, por, pos treshes, portugezi e përmend edhe dikë.
Në këtë listë është edhe Zlatan Ibrahimovic për një arsye interesante.

Sipas Leaos, nëse ai nuk e përmend 40-vjeçarin, Ibra do ta vrasë.
“Të preferuarit e mi janë Mbappe, Ronaldo dhe Neymar. Pos tyre është edhe Ibrahimovic, nëse nuk them për të, ai do të më vrasë”, u shpreh me shaka lojtari.
Suedezi, përkundër moshës, po vazhdon të jetë i rëndësishëm në sulmin e “kuqezinjve”.