Barça te City gjen zëvendësuesin e De Jong

21:07 | 12 Maj 2022

Barcelona, nuk po humb kohë dhe po mendon për transferimet e reja.

Me Frenkie de Jong që duket se po shkon drejt largimit nga Camp Nou, Mundo Deportivo raporton se mesfushori i Manchester Cityt, Bernardo Silva, është duke u rreshtuar si një zëvendësues i mundshëm, përcjell ORAinfo.

Playmakeri portugez përballet me konkurrencë të ashpër për vendet në Etihad Stadium dhe ka pranuar në të kaluarën se po mendon për një lëvizje diku tjetër./ORAinfo/

Komento: