
Sipas The Athletic, Raheem Sterling nuk do të mbajë bisedime dhe do të marrë një vendim për të ardhmen e tij deri pas ndeshjeve të Ligës së Kombeve të Anglisë që zhvillohen në qershor.
Ngjashëm me vitin e kaluar, zërat për një largim nga Man City janë shfaqur, me Arsenalin dhe Tottenhamin midis destinacioneve të raportuara, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, mësohet se 27-vjeçari ende nuk ka biseduar për lëvizjen e tij të radhës, megjithëse do të preferonte një kalim në një ekip të madh evropian./ORAinfo/