
Robert Lewandowski, nuk do të rinovojë kontratën e tij me Bayern Munich, konfirmon GOAL.
Marrëveshja aktuale e sulmuesit është deri në fund të sezonit të ardhshëm, por ai tashmë ka vendosur që dëshiron të largohet nga klubi dhe mund të shitet para se t’i skadojë kontrata, përcjell ORAinfo.

Lewandowski ka qenë shumë i lidhur me kalimin te Barcelona në muajt e fundit, edhe pse asnjë marrëveshje nuk është përfunduar ende./ORAinfo/