Oferta e ‘çmendur’ e Juventusit për Pobgan

10:59 | 13 Maj 2022

Juventusi i ofron 160 mijë euro në javë Paul Pogbas.

Skuadra e Juventusit është e vendosur për të nënshkruar me mesfushorin francez, Paul Pogba.

Sipas asaj që bëjnë të ditur mediet italiane, futbollisti ende nuk ka vendosur për të ardhmën e tij dhe mund të jetë lehtësisht futbollist i “bardhezinjve”.

“Zonja e Vjetër” po e sheh veten si favorit për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit, përkundër që ka konkurrencën e shumë skuadrave të tjera, si: PSG, Real Madrid e Manchester City, transmeton lajmi.

Francezi është i vendosur për t’u larguar nga “Old Trafford” në fund të sezonit, me kontratën që i skadon pikërisht këtë verë.

28-vjeçari nuk e gjeti asnjëherë shkëlqimin që e kishte në kohën sa luante për Juventusin, skuadër të cilës “ia shkel syrin” për ta rimarrë në skuadër.

Komento: