Milan dhe Bayern Munich në luftë për talentin 17 vjeçar

15:18 | 14 Maj 2022

AC Milan është gjithmonë në kërkim të talenteve të rinj në treg për të vazhduar të ndërtojë atë që është një bërthamë shumë e re. Lojtari i fundit që është lidhur me klubin është Tom Bischof i Hoffenheim.

Kuqezinjtë janë vetëm katër pikë nga sigurimi i titullit të tyre të parë në ligë që nga viti 2011 dhe sigurisht që është një moment shumë i tensionuar për klubin.

Megjithatë, puna e Paolo Maldinit dhe Ricky Massara nuk ka të ndalur për shkak të garës së Scudettos, raporton Calciomercato, përcjell ORAinfo.

Sipas këtij mediumi, Milani po ndjek yllin e Hoffenheim, Tom Bischof, i cili do të mbushë 17 vjeç në qershor.
Ai luan si mesfushor sulmues dhe ka bërë një paraqitje për ekipin e parë këtë sezon.

Për ekipin e të rinjve ai ka 8 gola dhe 7 asistime mbresëlënëse në 16 paraqitje.

Përveç Milanit, për të riun janë të interesuar edhe Bayern Munich.

Sidoqoftë, së fundmi ai nënshkroi një rinovim me Hoffenheim deri në vitin 2025, por kjo nuk është garanci se ai do të qëndroj aty deri në këtë vit. /ORAinfo/

Komento: