
Kontrata e mesfushorit skadon në vitin 2023.
Erik ten Hag e ka identifikuar yllin e Chelseat, N’Golo Kante si nënshkrimin e tij të parë pas marrjes së drejtimit të Manchester United, raporton Mirror, përcjell ORAinfo.

Mesfushori ka vetëm një vit të mbetur nga kontrata e tij dhe mund të jetë i hapur për një ndryshim të klubit pas disa muajsh trazirash në Stamford Bridge./ORAinfo/