Arsenal arrin marrëveshje me super-lojtarin

18:15 | 15 Maj 2022

Arsenali ka rënë dakord për një transferim për mbrojtësin e Bolonjës, Aaron Hickey, zbulon Calcio Napoli 24.

Topçinjtë janë të gatshëm të paguajnë 21 milionë funte (26 milionë dollarë) për 19-vjeçarin, kontrata aktuale e të cilit nuk do të përfundojë deri në vitin 2024,përcjell ORAinfo.

Hickey është paraqitur në 34 ndeshje në Serie A për Bologna këtë sezon, duke shënuar pesë gola dhe Arsenali shpreson të përfundojë një marrëveshje për ndërkombëtarin skocez në javët e ardhshme./ORAinfo/

Komento: