Konfirmohet! Suarez largohet nga Atletico Madird

22:31 | 15 Maj 2022

Luis Suarez, do të largohet nga Atletico Madrid në fund të sezonit, njoftoi klubi të dielën para ndeshjes së tyre kundër Sevillas në La Liga.

Rojiblancos zgjodhën të zbulonin largimin e afërt të sulmuesit përpara përfundimit të fushatës, në mënyrë që ai të mund të nderohej në Wanda Metropolitano, përcjell ORAinfo.

Këtë verë do të largohet edhe mesfushori Hector Herrera./ORAinfo/

Komento: