Arrihet marrëveshja, Di Marina të gjiganti nga Serie A

13:03 | 17 Maj 2022

Ylli i Paris Saint-Germain, Angel Di Maria ka arritur marrëveshje me Juventus.

Argjentinasi, sipas ‘Goal’ ka arritur marrëveshje njëvjeçare me skuadrën e Juventus.

Di Maria do t’i bashkohet ‘Zonjës së Vjetër’ si transferim i lirë.

Anësori ka kaluar shtatë vitet e fundit të karrierës së tij me skuadrën e PSG, duke fituar trofe të shumtë.

34 vjeçari do të luajë ndeshjen e fundit në Ligue 1 në përballjen e PSG me Metz, më 21 maj.

Në fund të sezonit, lojtari do të largohet si transferim i lirë dhe pritet t’i bashkohet Juventusit.

Komento: