Juventus –Pogba, po ndodh tani!

16:11 | 17 Maj 2022

Juventusi është duke menduar seriozisht për ta rikthyer Paul Pogban.

Mesfushori francez ka vendosur të largohet nga Manchester United pasi t’i skadojë kontrata në muajin e ardhshëm.

Palët nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e saj, kështu që kampioni i botës me Francën po shikon përpara.

Kohëve të fundit, interesim serioz për Pogban ka shfaqur Paris Saint-Germaini, ndërsa qe një kohë të gjatë atë e pëlqen edhe Real Madridi.

Por, tash në garë është futur ish-klubi i tij, Juventus, i cili i ofron atij kontratë trevjeçare me një rrogë vjetore prej 7,5 milionë eurosh.

Ndërkohë, Pogba i kërkon 11 milionë euro në vit, edhe pse ai është duke e konsideruar ofertën e ish-klubit të tij.

Rikthimi në Torino duket të jetë destinacioni më i pëlqyer i mesfushorit kreativ.

Ai do të punonte përsëri me kënaqësi me trajnerin Massimiliano Allegri, me të cilin kishte marrëdhënie të shkëlqyeshme para se të rikthehej në “Old Trafford”.

Komento: