Lamtumirë PSG, zbulohet skuadra e re e Di Marias

18:02 | 17 Maj 2022

Angel Di Maria, do t’i bashkohet Juventusit si një transferim i lirë këtë verë, pasi ra dakord për një kontratë njëvjeçare në Allianz Stadium, konfirmon GOAL.

Di Maria i ka kaluar shtatë vitet e fundit të karrierës së tij me PSG-në, ku ka fituar trofe të shumtë në vend, por klubi ka vendosur të mos i vazhdojë kontratën, përcjell ORAinfo.

34-vjeçari do të luajë ndeshjen e tij të fundit për kampionët e Ligue 1 kundër Metz më 21 maj përpara se të bëhet agjent i lirë muajin e ardhshëm, me Juve të gatshëm për të nënshkruar me të./ORAinfo/

Komento: