AC Milan përgatit ofertë për sulmuesin e Real Madridit

09:20 | 18 Maj 2022

Ardhja e Kylian Mbappe në Real Madrid do ta shtyjë Rodrygon drejt largimit nga Real Madrid. Kjo ka bërë që AC Milan të përgatit një ofertë për të.

Sipas asaj që raportohet nga El Nacional, emri i Rodrygo mund të jetë së shpejti në listën e lojtarëve që Reali mund të shesë pasi ardhja e një fenomeni si Mbappe mund të reduktojë ndjeshëm kohën e lojës në dispozicion të sulmuesit brazilian, përcjell ORAinfo.

Gazeta spanjolle raporton se Milan, Bayern Munich, Juventus dhe Borussia Dortmund janë menjëherë gati për të luftuar për mesfushorin sulmues të Realit dhe disa skuadra kanë filluar të studiojnë mundësinë për të bërë një ofertë.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi final i Realit sulmuesin që ka shpërthyer në ndeshjet e fundit për Realin, duke shënuar golat vendimtare. /ORAinfo/

Komento: