Dy ditë pasi u përshëndet me Juventusit, Dybala ka arritur marrëveshje me klubin e ri

14:14 | 19 Maj 2022

Paulo Dybala i dha fund me lot në sy eksperiencës në Juventus përpara tifozëve të tij, ku kishte luajtur nga viti 2015.

Në fundjavë, ai do ta zhvillojë ndeshjen e fundit me “Bianconeri” dhe më pas do të jetë i lirë ta zgjedh ekipin e ri pasi muajin tjetër do t’i skadojë kontrata me “Zonjën e Vjetër”.

Dhe, duket se përfaqësuesi argjentinas tashmë e ka zgjedhur klubin e ri.

Ai do të largohet nga qyteti i Torinos, por jo edhe nga Italia, edhe pse ka oferta edhe nga Anglia.

Mediumi italian “Corriere della Sera” raporton se ish-futbollisti i Palermos ka arritur marrëveshje në parim për t’iu bashkuar Interit.

Gjithnjë sipas mediumit italian, palët e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për një kontratë katërvjeçare.

Me këtë rast, sulmuesi i rrezikshëm do të paguhet 6 milionë euro në vit.

Ditë më parë spekulohej për një transferim të mundshëm të Dybalas në Romë, ku do t’i bashkohej Jose Mourinhos në kryeqytetin italian.

Komento: