Guardiola tregon nëse Gundogan do të largohet nga City

18:47 | 20 Maj 2022

Pep Guardiola, ka mohuar pretendimet se Ilkay Gundogan ka kërkuar të largohet nga Manchester City, duke këmbëngulur se ai dëshiron që mesfushori të jetë pranë për të ardhmen e parashikueshme.

90min ka konfirmuar raportet se City i ka dhënë Gundogan lejen për të kërkuar një transferim këtë verë, por ata nuk janë të përgatitur të përpiqen aktivisht të largojë gjermanin pasi tashmë janë të vendosur të humbasin Fernandinhon, përcjell ORAinfo.

I pyetur për të ardhmen e Gundogan të premten, Guardiola theksoi se ai ende beson se 31-vjeçari është i lumtur në Etihad./ORAinfo/

Komento: