Thomas Strakosha transferohet të ekipi nga Premerliga

13:05 | 21 Maj 2022

Thomas Strakosha pritet që karrierën ta vazhdojë në Premierligë.

Portieri shqiptar raportohet se ka arritur marrëveshje me Fulhamin, klub i cili nga sezoni i ardhshëm do jetë sërish pjesë e elitës së futbollit anglez.

Sipas Gianluca Di Marzios, Strakosha me klubin anglez ka arritur marrëveshje për një kontratë 4-vjeçare, transmeton Express.

Mes palëve thuhet se tani mungojnë vetëm edhe detajet e fundit për zyrtarizimin e marrëveshjes.

Strakosha i thotë lamtumirë Lazios pas 207 paraqitjeve me ekipin e parë, me të cilin fitoi dy Kupa të Italisë dhe dy Superkupa të Italisë.

27-vjeçari te Fulhami do të kalojë si lojtar i lirë.

Komento: