ZYRTARE! Mbappe nënshkruan me PSG

21:00 | 21 Maj 2022

Kylian Mbappe ka nënshkruar kontratë të re me Paris Saint-Germain, ka konfirmuar klubi.

Kampionët francezë rrezikonin ta humbnin 23-vjeçarin falas këtë verë, pasi kontrata e tij e mëparshme do të përfundonte, përcjell ORAinfo.

Real Madridi ishte sugjeruar për nënshkrimin e tij, por një ofertë e përmirësuar e kontratës nga PSG ringjalli shpresat që klubi ta mbante atë./ORAinfo/

Komento: