“Bye” United, ja ku mund të përfundojë Telles

23:59 | 21 Maj 2022

Mbrojtësi i Manchester United, Alex Telles, ka duruar dy vite të vështira në Mançester dhe tani është në interes të Portos, i cili mund të planifikojë një ribashkim me brazilianin.

29-vjeçari është paraqitur 20 herë në Premier League këtë sezon, më shumë se dyfishi i paraqitjeve që ai arriti në sezonin e tij të parë, por mbetet zgjedhja e dytë pas Luke Shaw, përcjell ORAinfo.

Ardhja e Telles në vitin 2020 i ndezi pak jetë lojtarit anglez, duke vepruar si katalizator për një sezon yjor që e pa atë të ndihmonte Anglinë në finalen e EURO 2020.

Roli i tij në United, megjithatë, ka qenë modest dhe nuk ka gjasa që të bëhet një ofertë e re për kontratë pasi ai hyn në dy vitet e fundit të marrëveshjes së tij./ORAinfo/

Komento: