Real e “dridh” Milanin, po ia rrëmben super-lojtarin

22:01 | 22 Maj 2022

Planet e Real Madridit, për sezonin e ardhshëm janë djegur me lajmin se Kylian Mbappe ka vendosur të qëndrojë në Paris Saint-Germain, por ata e kanë kthyer vëmendjen te Rafael Leao.

Sipas Marca, rezultati i sagës Mbappé e lë Madridin të ndihet i frustruar, por me 200 milionë euro tani rezervë për të dalë dhe për të përforcuar skuadrën me disa shtesa të synuara në pozicione të ndryshme, përcjell ORAinfo.

Ka një sërë emrash të përmendur në raport si me interes si Aurelian Tchouameni i Monakos dhe Darwin Nunez i Benfica-s, por ata gjithashtu thonë se Leao është bërë objekt interesi në mes të sezonit të tij më të mirë në fanellën e Milanit.

Raportet e përhapura po pretendojnë se anësori portugez është aktualisht në diskutime me drejtuesit e kuqezinjve për zgjatjen e kontratës së tij edhe me dy vite të tjera deri në vitin 2026, por derisa të nënshkruhet dhe vuloset, do të ketë më shumë thashetheme si kjo në treg./ORAinfo/

Komento: