
Rafael Leao thotë se nuk është i sigurt nëse do të jetë ende në AC Milan sezonin e ardhshëm.
Leao ka qenë një lojtar i shquar për kampionët e Serisë A, dhe ndërsa ai këmbëngul se është i lumtur në San Siro, ai nuk është i sigurt se çfarë do të sjellë e ardhmja,përcjell ORAinfo.

“Jam shumë i lumtur në Milano, qyteti është fantastik. Kur mbërrita, isha 19 vjeç dhe të gjithë, nga stafi e deri te menaxherët, më kanë besuar gjithmonë. Pastaj në fund të sezonit të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha ai për DAZN./ORAinfo/