
Sulmuesi i Milanit, Raphael Leao është subjekt i interesimit të Real Madridit zbulon Marca.
Gjigantët spanjollë e kanë kthyer vëmendjen te 22-vjeçari pasi humbën një marrëveshje për Kylian Mbappe të Paris Saint-Germain, përcjell ORAinfo.

Leao luajti një rol kyç në suksesin e Milanit për titullin e Serie A në sezonin 2021-22, duke shënuar 11 gola në 34 paraqitje./ORAinfo/