
United, synon që ta rifreskojë skuadrën për sezonin e ardhshëm
Manchester United është i gatshëm të shpenzojë 50 milionë euro për mbrojtësin e Villarrealit, Pau Torres, pretendon Marca, përcjell ORAinfo.

Reprezentuesi spanjoll ka qenë prej kohësh i lidhur me Djajtë e Kuq dhe Erik ten Hah thuhet se dëshiron ta përfshijë atë në një rindërtim të verës në Old Trafford./ORAinfo/