Ajo gjithmonë do të mbetet ikonë e bukurisë.
Valbona Selimllari ka qenë, është dhe do vazhdojë të mbetet një ikonë e bukurisë shqiptare.
Ajo në vitin 1992 u kurorëzua “Miss Albania”, duke hyrë në histori si miss-i i parë shqiptar.
Bukuroshja ditën e sotme ka publikuar një foto të shkrepur shumë vite përpara dhe na ka surprizuar të gjithëve me pamjen e saj.
Ajo shfaqet me flokë të shkurtra deri rrëzë qafës dhe me baluke.
Duket sikur vitet nuk kanë kaluar aspak për të. Po ashtu, vlen të theksohet fakti se ajo vijon të jetë një ndër femrat më të bukura të ekranit shqiptar.
Ndërkohë fotoja e saj e postuar ditën e sotme dëshmoi edhe njëherë se bukuria e saj është tërësisht natyrale dhe për t’u admiruar!
Nuk kanë munguar edhe komentet mjaft pozitive nga ndjekësit, mes tyre ai që na tërhoqi vëmendjen ishte i moderatores së njohur, Luana Vjollca: “Hajde bel hajde!”