Disa orë para ndeshjes, 1100 italianë zbarkojnë në Portin e Durrësit

10:44 | 25 Maj 2022

Sot në mëngjes, dy tragetë të linjës së Barit kanë mbërritur në portin e Durrësit

Bëhet me dije se kanë qenë 1100 pasagjerë të tifozëve Romës të cilët kanë ardhur me linjën e tragetit Bari-Tiranë.

Gjithashtu pritet që me tragetin e Ankonës të vijnë edhe 214 udhëtarë.

Ndeshja Roma – Feyenoord, luhet sonte në Tiranë me fillim nga ora 21:00.

Komento: